GJKKO rrëzon kërkesën e SPAK-ut për gjykim ndaj ish-anëtarit të Kushtetueses, Fatos Lulo

GJKKO rrëzon kërkesën e SPAK-ut për gjykim ndaj ish-anëtarit të Kushtetueses, Fatos Lulo

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), nuk e ka pranuar sot kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për gjykim të ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo.

Lulo, akuzohet për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë.

Në arsyetimin e GJKKO-së, thuhet se duhet rishqyrtuar edhe njëherë ekspertiza financiare e Fatos Lulos, ndryshe nga herët e tjera tanimë me një ekspert të pavarur.

Ndërkohë që si afat, Gjykata ka lënë datën 1 dhjetor.

Dy ish-anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo dhe Bashkim Dedja, akuzohen për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Gjatë muajit prill, GJKKO sekuestroi pasuritë e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, dhe ish-gjyqtarit Fatos Lulo.

SPAK nga hetimi penal zbuloi se ata kishin në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i kishin fshehur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy