Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e Sokol Mjacajt, të riut që vrau dy turistët çekë në Prekal të Shkodrës në korrik 2015 dhe ka vendosur të lërë në fuqi denimin burgim te përjetshëm.
26 vjeçari u shpall fajtor për vrasjen e Michael Svatos 27 vjeç dhe Anna Kosinova 36 vjeçe.
Sipas të denuarit, qëllimi ka qenë grabitja, por duke qenë se drejtuesi i mjetit kishte bërë rezistencë, duke frenuar dhe duke i kapur armën, ai e ka qëlluar pas koke bashkë me vajzën.



