
Me urdhër të SPAK, është arrestuar kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka. Poashtu në pranga kanë rënë edhe dy avokatë, Radovan Çela dhe Astrit Vladi. Ndërkohë, po me urdhër të SPAK është arrestuar edhe ish-Oficerja e Policisë Gjyqësore, Eriona Dautaj, aktualisht kandidate për prokurore.
Ky operacion i SPAK është zhvilluar pas zbërthimit të bisedave në Sky ECC.
Gazetari Sokol Bregu për ‘MCN lajme” hedh dyshime se si ka mundësi që një prokuror të kalonte vetëm ditë më parë procesin e vetingut, ndërkohë që kishte katër kode në Sky ECC.
SPAK është i vetmi organ që po shkatërron çdo lloj lidhje të politikës, gjyqësorit me krimin dhe vlerësimet nuk besoj se janë individuale, janë të gjitha në opinionin publik.
Por ajo që më shqetësoj më shumë është fakti se si ka mundësi që organet e vetingut nuk mund ta kapnin dot një rast të tillë. Pra, një prokuror me katër kode te Sky ECC, i cili e kalon procesin e vetingiut me te gjitha kriteret , qoftë edhe te pasurisë.
Kjo, do të thotë se procesi i vetingut në këtë vend ka një problematikë shumë të madhe e mbi të gjitha, oficerja e policie Gjyqësore, e cila pritej të bëhej prokurore ose gjykatëse në një vend, e përfshirë në një aktivitet të tillë, edhe ajo e ndikuar në veprimet e saj.
Çuditërisht u tha se gjatë procesit të vetingut, ndaj tij ka pasur vetëm katër ankesa gjatë tërë punës së tij prej një dekade, që i bie të jetë ndër prokurorët me më pak ankesa gjatë punë së tij në sistemin e drejtësisë.
Besohet se ai aplikacionin Sky ECC nuk e ka mbajtur vetëm për një çështje, por për ndërhyrje të mundshme. Besoj e nga e mërkura do të kemi informacione gjithçka lidhje me të.
Gazetari Bregu, thotë se kjo goditje do duhej të kishte ardhur përpara marrjes së vetingut.
Ai thotë se çështje rreth prokurorit Zarka, nuk besohet të ketë lidhje me hetimet për Toyota Yaris.
Edhe nuk dihet se për çfarë çështje mund të behet fjalë, s’mund të jetë e Toyota Yaris, se nuk është duke u hetuar në Vlorë, por gjithsesi jemi në pikën e gjithë hetimeve të cilat SPAK i ka në baze të informacione që i kanë ardhur nga organet e specializuara në rastin konkret, sidomos dhe bashkëpunimi i ngushtë më Francë.
Ka qenë një hetim dyvjeçar për të vërtetuar nëse këto kode kanë qenë të SPAK.
Do besoja ta kishte bërë këtë goditja përpara se ta merrte procesi i vetingut, por mendoj se ka pritur nëse prokurori te ngelte në proces për ta mos ta arrestuar.



