Kamionçina përplas të miturin në Elbasan, përfundon në spital

Kamionçina përplas të miturin në Elbasan, përfundon në spital

Aksident me pasojë një fëmijë të plagosur është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Elbasanit

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në vendin e quajtur ” Kthesa e Krastës” në periferi të qytetit të Elbasanit, ndërsa i plagosur ka mbetur një fëmijë 12 vjeç i cili është përplasur nga një kamionçinë.

Mësohet se fëmija ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën, kur fatkeqësisht është përplasur nga kamionçina.

Menjëherë pas aksidentit i mituri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit për ndihmë mjekësore,  ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy