I dënuar me 12 vite burg/ Ekstradohet 37-vjeçari shqiptar nga Greqia

I dënuar me 12 vite burg/ Ekstradohet 37-vjeçari shqiptar nga Greqia

Interpol Tirana ka njoftuar sot se pas kërkesës së tyre, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë.

Sipas tyre, i njëjti ishte i dënuar në vendin e origjinës me 12 vjet burgim, për vjedhje me dhunë.

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Greqia drejt Shqipërisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte i dënuar me 12 vjet burgim, për vjedhje me dhunë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët grekë është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë, shtetasi Sajmir Brahimi, 37 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, në vitin 2016, e ka dënuar me 12 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi Sajmir Brahimi, në bashkëpunim me shtetasin Q. B., në vitin 2014, në Sarandë, i ka vjedhur me dhunë shtetasit F. B., një shumë të konsiderueshme eurosh dhe 3 aparate celulare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy