Përfundon seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë për 18 personat e ndaluar në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Tempulli”, të cilët ishin prezent ditën e sotme.
Për Shkëlqim Bakaj, Fatmir Alikaj, Julian Shabani, Eriselda Zekaj, Nikola Selimaj, Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndërsa për shtetasit e tjerë gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”
Në total 5 prej tyre u lanë në “arrest shtëpie” ndërsa 13 të tjerë në masën e sigurisë “arrest me burg”.
Gjyqtari i çështjes Hektori Sinani pranoi kërkesën e prokurorit Anton Pali për masë sigurie “arrest me burg” për 13 persona
Pas hekurave u lanë Marjano Latifaj, Meridio Beluli, Qamil Veshaj, Manuel Veshaj, Bledar Bajrami, Emisa Bajrami, Ilir Beja, Ariselda Delibashi, Gabriele Paskali, Albano Shabani, Aleksandro Alikaj, Rael Hoxhaj dhe Dashamir Dahri.
Avokati i çështjes Edmond Dema tha për mediat se për dy gratë është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie” për shkak të situatës së tyre, gjinisë dhe fëmijëve të vegjël.
Ndërsa për tre persona te tjerë masa është ndryshuar për shkak të moshës.
Sipas avokatit ata nuk pranojnë që janë shitës, por pranojnë që janë vetëm përdorues.



