
Një person ka humbur jetën gjatë ditës së sotme në Lushnjë, ku dyshimet e para janë përqendruar në pistën e vetëhelmimit.
Në Spitalin Rajonal Lushnjë, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi A. B., 63 vjeç, banues në Lushnjë, i cili dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese, fostoksinë.
Pavarësisht ndihmës mjekësore, ky shtetas ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.



