
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor “Gjirokastër-Lazarat” rreth mesditës së sotme. Automjeti me drejtues M. D., 20 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Benz”, me drejtues një 17-vjeçar.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



