Një person është gjetur i vdekur në lagjen nr.1 pranë ish- hotel Vollga në Durrës.
Viktima dyshohet të jetë emigrant sirian, rreth 20 vjeç.
Në trupin e tij janë gjetur njolla gjaku, dyshohet që 20-vjeçari mund të jetë përplasur nga ndonjë mjet në lëvizje dhe për pasojë ka humbur jetën.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 02.06.2020, rreth orës 06:30, në lagjen nr.1,Durrës , në rrethana ende të paqarta është gjetur i pa jetë, një shtetas Sirian, rreth 20 vjeç, i seksit mashkull.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.



