Igballe Huduti shpallet “non grata” në Shqipëri për 15 vjet

Igballe Huduti shpallet “non grata” në Shqipëri për 15 vjet

Teologia nga Kosova, Igballe Berisha-Huduti, është shpallur “person i padëshiruar” në Republikën e Shqipërisë për një periudhë prej 15 vjetësh, me urdhër të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari.

 

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka nxjerrë urdhrin për shpalljen e Igballe Hudutit (Berisha) si “person i padëshiruar” në Republikën e Shqipërisë për 15 vjet.

 

Mësohet se motivi i këtij vendimi bazohet në informacionet e grumbulluara nga institucionet përkatëse, sipas të cilave veprimtaria e saj vlerësohet si kërcënim për sigurinë kombëtare, rendin publik dhe sigurinë e Republikës së Shqipërisë.

 

Urdhri i ministrit të Brendshëm i është përcjellë për zbatim Policisë së Shtetit dhe strukturave të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit.

 

Igballe Huduti (Berisha) është përmendur më herët për lidhjet e saj me regjimin iranian të ajatollahëve dhe për deklarata publike që, sipas autoriteteve, kanë qenë kundër rendit kushtetues në Shqipëri. Gjithashtu, ajo është shfaqur publikisht pranë ish-presidentit iranian, Mahmud Ahmadinexhad.

 

Gjatë ditës së sotme, edhe kryeministri Edi Rama reagoi në lidhje me të, për shkak të përfshirjes së saj në protestat e zhvilluara në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy