Të shtëna me armë në Shkodër, 32-vjeçari qëllon drejt një furre buke (VIDEO)

Të shtëna me armë në Shkodër, 32-vjeçari qëllon drejt një furre buke (VIDEO)

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbremjen e sotme në qytetin e Shkodrës.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të zjarrëfikësve, në periferi të Shkodrës.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur verifikimet paraprake.

Burimet bëjnë të ditur se ngja kjo ngjarje nuk është raportuar asnjë i lënduar, ndërsa nga të shtënat është thyer xhami i një furre buke si dhe është dëmtuar një mjet i parkuar.

Në vendngjarje janë gjetur 17 gëzhoja arme. 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:40, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, shtetasi A. N., 32 vjeç banues në lagjen “Skënderbeg”, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin S. S., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një objekti (furrë buke) në pronësi të shtetasit S. S., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për  sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy