
Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një konflikti të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës pranë shëtitores së plazhit në Shëngjin.
Sipas informacioneve paraprake, sherri ka ndodhur në një zonë të frekuentuar nga pushuesit, ku për motive ende të paqarta një person është plagosur.
I dëmtuari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në lidhje me ngjarjen, policia ka shoqëruar një person në komisariat, ndërsa grupi hetimor po vijon veprimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e konfliktit.
Deri në këto momente nuk janë bërë publike identitetet e personave të përfshirë, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit me detaje të mëtejshme mbi ngjarjen.



