Igumenicë, qeni zbulon drogë në makinën e shqiptarit

Igumenicë, qeni zbulon drogë në makinën e shqiptarit

Një shqiptar u arrestua në Igumenicë nga policia greke, pasi në makinën e tij u gjet një sasi prej 17 kg marijuanë. Lënda narkotike ishte fshehur në makinën tip “Benz Mercedes”, me targa shqiptare.

I arrestuari është Ervis Hoxha, 31 vjeç. Policia greke bëri të ditur se droga është diktuar nga qeni nuhatës me emrin Lesi, që policia e përdorte për kontrolle.

Mësohet se droga ishte marrë në Shqipëri dhe kishte si destinacion përfundimtar Italinë, pasi makina do të udhëtonte më pas me tragetin e linjës Igumenicë-Ankona.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy