Përfshihet nga flakët fabrika e sfungjerit në Elbasan

Përfshihet nga flakët fabrika e sfungjerit në Elbasan

Një fabrikë sfungjeri në hyrje të qytetit të Elbasanit ka marrë flakë nga një defekt elektrik.

Shtëllunga të mëdha tymi janë parë në qytet.

Nuk është raportuar për persona të plagosur, por vetëm dëme materiale.

15 zjarrfikës po vijojnë punën për shuarjen e zjarrit, pasi edhe gati pas dy orësh vijon të jetë aktiv.

Gazetari i MCN Tv, raporton se flakët fillimisht kanë rënë në magazinën e fabrikës.

Banorët përreth kanë dalë nga shtëpitë e tyre, por nuk janë evakuar.

Situata mbetet delikate pasi pranë fabrikës ndodhet dhe një kabinë elektrike.

Njoftimi i policisë: Elbasan/Rreth orës 10:20, në fshatin Katund i Ri, Elbasan, ka rënë zjarr në një subjekt privat (fabrikë për prodhimin e sfungjerit), në pronësi të shtetasit F. B., 53 vjeç., banues në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Paraprakisht, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në sistemin elektrik të objektit të këtij biznesi.

Shërbimet zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy