
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit në seancën e sotme ka lënë në burg menaxherin e kompanisë së “Alba Exotic Fruit”, Barjon Gumeni, lidhur me sasinë prej 11.6 kg kokainë në konternierin me banane, që vinte nga Ekuadori.
Avokati mbrojtës kishte kërkuar naga GJKKO të shfuqizonte masën “arrest me burg” për Gumenin dhe dërgimin e çështjes hetimore në Prokurorinë e Durrësit.
Por këto kërkesë janë refuzuar nga GJKKO-ja duke lënë në fuqi këtë masë.
Apeli i GJKKO-së, më 31 korrik, vendosi masën për Gumenin. Nga ana tjetër administratori i kompanisë, Eduart Dauti është shpallur në kërkim.
Më 16 korrik nga policia janë sekuestruar në Portin e Durrësit, 11 kilogram e 675 gram kokainë, e cila ndodhej në kontejnerin e kompanisë “Alba Exotic Fruit”.
Ndërsa, më 23 korrik, u kap një tjetër sasi kokaine në kontejnerët me fruta ekzotike të kompanisë “Alba Exotic Fruit”.
Gjatë kontrollit të imtësishëm në 10 kontejnerë, u sekuestruan 6.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.



