
Dy persona janë denoncuar të zhdukur në policinë e Tiranës nga familjarët e tyre, një vajzë e mitur dhe një 33-vjeçar.
Gjatë ditës së premte, 3 qershor, shtetasi A. M., 39 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij e mitur, A. M., 14 vjeçe.
Nga ana e uniformave blu po punohet për gjetjen e saj.
Po dje shtetasja S. I., ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më bashkëshorti i saj, A. I., 33 vjeç, për të cilin po punohet për ta gjetur.
Lidhur me këto raste hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.



