Zjarret në Australi/ Bilanci: 25 të vdekur, 2000 shtëpi të shkatërruara, dëmi 700 mln dollarë

Zjarret në Australi/ Bilanci: 25 të vdekur, 2000 shtëpi të shkatërruara, dëmi 700 mln dollarë

Rreth 2000 shtëpi janë shkatërruar si pasojë e zjarreve në Australi. Sipas autoriteteve ekuipazhet po përgatiten për përkeqësimin e kushteve, raporton BBC.

Pas reshjeve të shiut, që rritën shpresat për australianët, temperaturat priten që të rriten përsëri të premten, duke shkaktuar frikën se dy zjarre mund të formojnë një "mega zjarr" të ri.

Të paktën 25 njerëz dhe miliona kafshë kanë vdekur që nga shtatori.

Australia po lufton një sezon zjarresh, i nxitur nga temperaturat rekord dhe thatësira e përhapur.

Të martën, zyrtarët e New South Wales (NSW) thanë se zjarret kishin djegur 1.588 shtëpi dhe dëmtuar 653 të tjerë.

Rreth 200 shtëpi janë shkatërruar afër qytetit të Victorias.

Këshilli i Sigurimeve i Australisë vlerësoi se fatura e dëmit kishte arritur në 700 milion dollarë por tha se priste që kostoja të rritet ndjeshëm.

Me qytete që vazhdojnë të nxjerrin tymin duke përfshirë Canberra, Sidney dhe tani Melburni, mjekët kanë paralajmëruar rritje të rreziqeve të frymëmarrjes - veçanërisht për njerëzit në nevojë, përfshirë gratë shtatzëna.

Të hënën, Byroja e Meteorologjisë paralajmëroi që dukshmëria e ajrit në Melburn ishte më pak se 1 km, në shumë pjesë të qytetit dhe rrethinës së saj.

Cili është kërcënimi aktual nga zjarri?

Shiu ka rënë në New South Wales (NSW)  dhe Victoria dhe temperaturat kanë rënë - por zyrtarët kanë paralajmëruar se flakët do të rifillojnë përsëri.

Ata kanë frikë se flakët e mëdha në të dy shtetet mund të bashkohen, duke krijuar fronte të paparashikueshme zjarri dhe duke paraqitur rrezik të shtuar për jetën dhe shtëpitë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy