Vidhnin ora në banesa, tre të arrestuar në Durrës

Vidhnin ora në banesa, tre të arrestuar në Durrës

Një operacion i  policisë së Durrësit i koduar “Watches” ka vënë në pranga dy persona të akuzuar për vjedhje.

Si rezultat i këtij operacioni u ndaluan shtetasit A. A., 31 vjeç dhe M. V., 37 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se dy të dyshuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 16 qershor, kanë vjedhur tre ora dore, në banesën e shtetases P. N., 32 vjeçe, banuese në Durrës.  

Në vijim të veprimeve procedurale është arrestuar, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, shtetasi K. N., 30 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i 30-vjeçarit u bë sepse ka përvetësuar njërën nga orat që dyshohet se shtetasit A. R. dhe M. V., e kanë vjedhur në banesën e shtetases P. N. 

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit K. N., shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 190 ora të markave të ndryshme, të dyshuara të vjedhura.

Aktualisht vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy