
Policia e Tiranës ka reaguar pas ngjarjes së regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në afërsi të gjimnazit “Andon Zako Çajupi” ku disa persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se 6 persona ishin konfliktuar me njëri-tjetrin, ku 5 prej tyre janë shoqëruar në komisariat, ndërsa një tjetër i identifikuar me inicialet E.K 32-vjeç, është transportuar për në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë zjarri pistoletë, ku po kryhen veprimet përkatëse për të mësuar kujt i përket nga të shoqëruarve.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.



