Si u vra me dy plumba në kokë 39-vjeçari nga Tepelena, mediat greke publikojnë pamjet (VIDEO)

Si u vra me dy plumba në kokë 39-vjeçari nga Tepelena, mediat greke publikojnë pamjet (VIDEO)

Mediat greke kanë publikuar pamjet e vrasjes së 39-vjeçarit shqiptar, Dikenc Halili, i cili në vendin fqinj njihej me emrin Kristo. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës në një lokal në Athinë, kur 39-vjeçari nga tepelena po konsumonte një pije. Ai u qëllua me dy plumba në kokë.

Në videon e publikuar nga mediat helene, shihet shqiptari i ulur në lokal, ndërsa pranë i afrohet një tjetër person, që nxjerr armën dhe e qëllon. Të pranishmit në bar largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, pasi u tmerruan nga ajo që ndodhi.

Ndërkohë, shqiptari fillimisht u dërgua me plagë të shumta në spital, ku dhe ndërroi jetë. Ai njihej si një personazh i njohur atje, sepse menaxhonte një lokal në kryeqytetin grek ku dhe ftonte këngëtarë të njohur. Dyshohet se në atentat janë përfshirë më shumë se një person. Fill pas krimit, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një mjet tip “Toyota Yaris”, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy