Një 21-vjeçar nga Elbasani është ndëshkuar nga Policia Rrugore gjatë 24 orëve të fundit, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas policisë, i riu udhëtonte me 209 km/h në tunelin Kërrabë-Elbasan.
Policia tha se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 11 shoferë nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti dhe motomjeti pa leje drejtimi.
Gjithashtu janë pezulluar gjithsej 54 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara. Gjithashtu janë pezulluar 20 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Janë vendosur gjithashtu mbi 3 mijë, nga të cilat pjesa më e madhe për shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe për mospërdorim të rripit të sigurisë.



