Zbulohet parcela me 350 bimë kanabisi nga “Kreshtat e pastra”, arrestohet një person

Zbulohet parcela me 350 bimë kanabisi nga “Kreshtat e pastra”, arrestohet një person

Finalizohet faza e dytë e operacionit policor antikanabis të koduar “Kreshta të pastra”, duke asgjësuar 350 bimë narkotike kanabis sativa, që u gjetën të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Macukull në Mat.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, bazuar në inteligjencë informative dhe si rezultat i planit operacional të koduar “Kreshta të pastra”, për kontrollin e pandërprerë të territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për të kultivuar bimë narkotike, konstatuan të kultivuara në një zonë të pyllëzuar të fshatit Macukull,  350 bimë narkotike kanabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Në njërën nga parcelat ku ishin kultivuar disa prej bimëve, u kap duke punuar shtetasi T.T., 33 vjeç, banues në Tiranë, autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, i cili në momentin e ndërhyrjes së policisë ka tentuar të largohej, por është kapur  dhe arrestuar në flagrancë.

Operacioni policor antikanabis i koduar “Kreshta të pastra”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy