
Një person i ka dhënë fund jetës duke u vetë vrarë me armë zjarri në gjendje e rënduar psikologjike.
Burime policore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 00:50, tek Casa Italia, në banesën e të ndjerit Xhafer Beta.
Dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi Xhafer Beta 57 vjeç.
Është e paqartë përse 57-vjeçari ka ndërmarrë këtë vendim të dhimbshëm. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



