Një 3 vjeçare është transportuar nga urgjenca e Sarandës drejt spitalit të Traumës në Tiranë pasi u përplas aksidentalisht me automjet nga babai i saj.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës në fshatin Borsh.
Sipas burimeve policore të Sarandës, shtetasi I. L., 38 vjeç, duke kryer manovrën mbrapsht me automjetin tip "Benz" për t’u futur në portën e banesës së tij, aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij 3-vjeçare.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



