Ndalimi i studentëve nga Tirana drejt MV/ Meidani: Cenohet fryma evropiane e rajonit

Ndalimi i studentëve nga Tirana drejt MV/ Meidani: Cenohet fryma evropiane e rajonit

 

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, reagoi pas ndalimit të disa studentëve shqiptarë në kufi, të cilët udhëtonin drejt Shkupit për t’iu bashkuar protestës në mbrojtje të përdorimit të gjuhës shqipe në provimet profesionale.

 

Studentët shqiptarë protestuan pasditen e djeshme në Shkup, të mbështetur nga qindra qytetarë. Organizatorët theksuan se protesta nuk ishte kundër askujt, por synonte mbrojtjen e gjuhës shqipe, dinjitetit dhe të drejtave të shqiptarëve si qytetarë të barabartë në Maqedoninë e Veriut.

 

Në reagimin e tij, ambasadori Meidani u shpreh se ndalimi dhe intimidimi i studentëve cenon frymën demokratike dhe europiane të rajonit.

 

“Kur studentë ndalohen, vonohen dhe intimidohen teksa udhëtojnë për të shprehur paqësisht solidaritet për një të drejtë gjuhësore, çështja pushon së qeni vetëm procedurale. Ajo prek vetë mirëkuptimin demokratik dhe frymën europiane që synojmë të ndërtojmë si rajon”, deklaroi Meidani.

 

Ai theksoi se studentët nga Tirana udhëtuan drejt Maqedonisë së Veriut jo për përplasje, por për solidaritet qytetar dhe për të mbështetur një të drejtë themelore.

 

“Këta të rinj nuk kërkojnë privilegje. Kërkojnë dinjitet, barazi dhe respekt për të drejtat themelore. Një kërkesë për dinjitet nuk duhet të perceptohet kurrë si kërcënim, sidomos në vende që synojnë integrimin europian”, u shpreh ambasadori shqiptar.

 

Një ditë më parë u raportua se në pikën kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut u ndaluan disa studentë që po udhëtonin drejt Shkupit për t’iu bashkuar protestës në mbështetje të gjuhës shqipe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy