Aksident me pasojë vdekjen në aksin "Cërrik-Gramsh", arrestohen dy shoferët

Aksident me pasojë vdekjen në aksin "Cërrik-Gramsh", arrestohen dy shoferët

Gjatë ditës së djeshme, në aksin rrugor "Gramsh-Cërrik", ka ndodhur një aksident i rëndë ku automjeti me drejtues shtetasin G. K., 21 vjeç, është përplasur me automjetin tjetër, i drejtuar nga shtetasi E. H., 39 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën shtetasi A. H., rreth 50 vjeç, pasagjer në automjetin e drejtuar nga E. H.

Lidhur me rastin, sot Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan njoftoi se janë arrestuar dy drejtuesit e automjeteve, G. K. dhe E. H., për shkaktimin e aksidentit me pasojë vdekjen e një pasagjeri.

Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në aksin "Cërrik-Gramsh", që çoi në vdekjen e shtetasit A. H., 52 vjeç, si dhe plagosjen e dy drejtuesve të automjeteve dhe një pasagjeri tjetër, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë dy shoferët, G. K. dhe E. H., për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" me pasojë vdekjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy