Drogë e armë pa leje në banesë, arrestohet 26-vjeçari në Mirditë

Drogë e armë pa leje në banesë, arrestohet 26-vjeçari në Mirditë

Një 26-vjeçar nga Mirdita është arrestuar nga Policia, pasi është kapur me një sasi 1.2 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa. Policia njoftoi se lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit të një banese në fshatin Qafë Mollë.

Policia vuri në pranga poseduesin e drogës, ndërsa ju sekuestrua dhe një armë zjarri pa leje dhe municion luftarak.

“Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në fshatin Qafë Mollë, Mirditë, një person posedonte në banesë lëndë narkotike dhe armë zjarri pa leje, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar ‘Diga’. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit A. K., 26 vjeç, banues në fshatin Qafë Mollë, Mirditë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. K., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 1.2 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa, një armë zjarri automatik dhe 42 fishekë”, njoftoi policia.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy