Mashtroi të renë për vizë angleze duke i marrë 3 mijë euro, arrestohet 34 vjeçari

Mashtroi të renë për vizë angleze duke i marrë 3 mijë euro, arrestohet 34 vjeçari

Një i ri nga Tirana është arrestuar nga policia e Durrësit pasi mashtroi një 25 vjecare se do i siguronte vizë angleze në këmbim të një shume të konsiderueshme parash.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë ndaluar shtetasin L. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 21.10.2024, ka kallëzuar një shtetase 25 vjeçe se në muajin shtator, 34-vjeçari i ka marrë 3000 euro, duke e mashtruar se do t’i siguronte vizë angleze.  

Gjithashtu janë sekuestruar shuma prej 3000 euro, një automjet dhe një celular.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mashtrimi”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy