Eksperti i sigurisë Fatjon Softa thotë se viti 2023 dhe ky vit deri më tani është shoqëruar nga një punë e mirë nga Policia e Shtetit.
Duke folur për MCN Live lidhur me 635 të arrestuar në një muaj, Softa tha se ka probleme dhe të përfshirë dhe punonjës policie, ka dhe vështirësi se në shumë operacione kemi dekonspirime dhe në shumë raste janë mbështetur dhe nga punonjës së Policisë së Shtetit.
Softa deklaroi se brenda strukturës së policisë duhet të ketë një riemërim dhe rikontroll.

Operacioni i fundit i zhvilluar me SPAK dhe Europol i shtrirë në disa shtete, konkludoi në kontrollet në 50 banesa dhe kapjen e 10.5 milionë euro, kapjen e arsenale armësh.
U sekuestruan video që mund të hedhin dritë mbi disa dyshime se bizneset dhe grupet mund të jenë të lidhur me politikanë.
Nuk mund ta hetosh një punonjës policie, nëse nuk ke prova konkrete. Oficerët e policisë me një gradë të caktuar nga Elbasani shkonin në Gjirokastër, rreth të njëjtave vende.
Me ndryshimin e gradave çdo person mund të shkarkohet në mënyrë vertikale dhe mund të nisë nga fillimi marrjen e gradave.
Vetëdeklarimi për përdorimin e aplikacionit Sky ECC është një grackë, se edhe sikur të dalë i pafajshëm, do të dënohen për deklarim të rremë.
Ka shumë oficerë që e kanë përdorur, por deri sa të ketë një deklaratë nga SPAK jemi në pritje.
Brenda strukturës së policisë duhet të ketë një riemërim dhe një rikontroll.
Të paktën nuk mund të jenë në role drejtuese për shkak të lidhjeve të dyshuara me botën e krimit.
Rasti i fundit ishte shumë i rëndë, kur një punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, një gazetar dhe një person tjetër, dezinformonin për drejtues të lartë të policisë, ose për t’u ngritur në detyrë, ose për gjobëvënie.



