Para një muaji i vranë të vëllanë, shpërthen tritoli tek banesa e të kërkuarit nga policia Talo Çela

Para një muaji i vranë të vëllanë, shpërthen tritoli tek banesa e të kërkuarit nga policia Talo Çela

Një sasi lënde plasëse, e dyshuar tritol, ka shpërthyer gjatë natës në shtëpinë e Talo Çelës në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në orën 04.45.

Mësohet se si pasojë e shpërthimit të fuqishëm nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale në pjesën e jashtme të shtëpisë. Sipas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e Policisë dhe grupi hetimor të cilët po vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
"Më datë 05.11.2020, rreth orës 04:45, në fshatin Katundi i Ri, Elbasan,  në pjesën e jashtme të banesës e cila është e pabanueshme  në pronësi  shtetasit T.Ç., 49 vjeç, ka shpërthyer një sasi  dyshohet  lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme  materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit", njofton Policia.
Kujtojmë se, një muaj më parë Talo Çelës i vranë vëllanë, Bujar Çela, te rrethrrotullimi i Bradasheshit, në kërkim për ngjarjen e rëndë është shpallur Nuredin Dumani. Ndërkohë, vetë Çela është shpallur në kërkim, ndërkombëtar si pjesë e grupit të grabitësve që vodhën miliona euro nga barku i një avioni në Rinas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy