Transportonte emigrantë të huaj në vendet e BE, arrestohet 32-vjeçarja, në kërkim bashkëpunëtori indian

Transportonte emigrantë të huaj në vendet e BE, arrestohet 32-vjeçarja, në kërkim bashkëpunëtori indian

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka arrestuar një 32-vjeçare pasi akuzohet se ftonte shtetas të huaj, në Shqipëri, me pretendimin për t’i punësuar dhe më pas i ndihmonte ata, kundrejt pagesës, që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin me vendet e BE-së.

Gjithashtu është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i saj.

Arrestimi i 32 vjeçares u bë falë operacionit policor të koduar “The invitation”.

Gjithashtu u proceduan penalisht 3 shtetas të huaj që kishin ardhur në Shqipëri, me qëllim për të kaluar drejt vendeve të BE-së, me ndihmën e 32-vjeçares.

“U arrestua në flagrancë shtetasja R. L., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i saj, shtetasi S. H., 50 vjeç, banues në Indi.  

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasja R. L., në bashkëpunim me shtetasin S. H., siguronte ftesa fiktive për shtetas të huaj, kryesisht nga India, për të ardhur në Shqipëri, me pretendimin për qëllime punësimi. Pasi shtetasit e huaj vinin në Shqipëri, 32-vjeçarja i ndihmonte ata, kundrejt fitimit, për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së. 

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit B. J., 38 vjeç, T. Sh., 41 vjeç dhe Y. S., 19 vjeç, të tre banues në Indi, të cilët kanë hyrë në Shqipëri me dokumente të dyshuara të falsifikuara, me pretendimin se do të punësoheshin nga shtetasja R. L.  

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy