Dy persona të dënuar më parë dhe të shpallur në kërkim, janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës.
Në prangat e bluve të kryeqytetit kanë rënë, “Genc Agaj, 46 vjeç, banues në Tiranë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 09.11.2016, ka vendosur masë sigurie personale Arrest me burg, për veprën penale të “Kultivimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.
Po ashtu është arrestuar edhe “Kastriot Tota, 28 vjeç, banues në Tiranë,
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim penal të datës 15.11.2016, e ka dënuar me 4 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”.



