Policia e Durrësit bën të ditur se sot rreth orës 17:15, në vendin e quajtur Ura e Dajlanit, një automjet i drejtuar nga shtetasja Xh. K., rreth 24 vjeçe, dyshohet se ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit dhe ka përfunduar në kanal.
Si pasojë e aksidentit, 24-vjeçarja është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



