U kap nga policia greke me Alket Rizain, shqiptari i shumëkërkuar kreu atentat në 2017-ën

U kap nga policia greke me Alket Rizain, shqiptari i shumëkërkuar kreu atentat në 2017-ën

Një shqiptar i shumëkërkuar që u gjet të premten së bashku me Alket Rizain dhe Vasili Paleokostan është personi që dyshohet se ka kryer atentatin në 8 tetor 2017 në Greqi.

Sipas mediave greke, 45-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije akuzohet se më 8 tetor 2017 u afrua pranë një lokali ku qëlloi me breshëri. Plumbat i morën jetën një biznesmeni shqiptar.

Ngjarja ndodhi në orën 04.40 me orën lokale jashtë një bari në rrugën Agelo Metaksa 48.

Sakaq, 45-vjeçari gjatë kësaj kohe ka shijuar lirinë dhe u kap të premten në një makinë luksoze në Lamia, brenda së cilës ishte edhe shqiptari i famshëm Alket Rizai.

Ky i fundit duhet të ishte në qelinë e burgut, Domokou dhe la pa fjalë policinë. Siç u zbulua nga kontrolli policor, Alket Rizai kishte marrë leje nga burgu Domokou.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy