Emri/ Në kërkim për plagosje të rëndë me dashje, arrestohet 18-vjeçari nga Durrësi

Emri/ Në kërkim për plagosje të rëndë me dashje, arrestohet 18-vjeçari nga Durrësi

Policia e Durrësit ka arrestuar, një 18-vjeçar në kërkim, i dënuar me 2 vite burg për plagosje të rëndë me dashje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim Xhuljan Sejdini, 18 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Arrestimi i tij erdhi pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 31.05.2021, e ka dënuar me 2 vite burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Sejdini, më datë 22.09.2020, pranë një lokali në Sukth, pas një konfliktit të çastit, ka plagosur me thikë shtetasin E. Z.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy