Tregoi në “Tik-Tok” se po shkelte rregullat rrugore, Policia identifikon dhe ndalon 21-vjeçarin

Tregoi në “Tik-Tok” se po shkelte rregullat rrugore, Policia identifikon dhe ndalon 21-vjeçarin

Një 21-vjeçar është ndaluar nga policia, pasi publikoi një video në rrjetin social “Tik-Tok”, në të cilën shfaqej duke përdorur aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit.

Policia bën të ditur se në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin E. D., 21 vjeç, i cili drejtonte mjetin duke përdorur celularin, pa vendosur rripin e sigurisë dhe pa leje drejtimi.

Gjatë testit të kryer me “AquilaScan”, rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy