Një shpërthim me tritol ka ndodhur në fshatin Rrilë të Lezhës, ku objekt i sulmit ka qenë një vilë luksoze trekatëshe. Objekti ruhej nga një kompani private sigurie, ndërsa Policia është njoftuar rreth 4 orë me vonesë. Në banesë nuk ka patur persona në momentin e shpërthimit, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.



