
Një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin "Andon Poçi" Bashkia Gjirokastër.
Forca policore dhe zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flaket e zjarrit, të cilat janë shfaqur në hyrje të fshatit.
Në ndihmë kanë shkuar edhe 3 zjarrfikëse nga Dropulli dhe Libohova.
Zjarri ka nisur nga disa shkurre dhe më pas është përhapur. Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.



