Një person është arrestuar në Vlorë në kuadër të operacionit “Ramica”, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike.
Sikurse njofton policia, gjatë kontrollit në banesën dhe stallën e bagëtive të shtetasit S.G., në fshatin Ramicë në Vlorë, u gjet një sasi lënde narkotike prej 16 kg e 200 gr.kanabis sativa, si dhe disa fara kanabisi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



