I shpallur në kërkim për plagosje dhe kanosje, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër

I shpallur në kërkim për plagosje dhe kanosje, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Sipas njoftimit të policisë është arrestuar 28-vjeçari me iniciale M. R. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë: Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Baks”.

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Shkodër, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Baks”, si rezultat i të cilit bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim M. R., 28 vjeç, banues në fshatin Baks i Ri, Velipojë, Shkodër.  

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin e datës 05.04.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Ky shtetas, më datë 22.02.2022, së bashku me shtetasit H. R., E. R. dhe R. R. (të cilët janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pas ngjarjes), kanë goditur me grushte shtetasin K. S., 22 vjeç, banues në fshatin Pulaj Plazh, Velipojë, Shkodër. Gjithashtu, shtetasi M. R. e ka kanosur shtetasin K. S., me armë zjarri.   

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy