Von der Leyen inspekton shkollën “Emin Duraku” në Tiranë, procedohen penalisht 7 protestues për prishje të rendit

Von der Leyen inspekton shkollën “Emin Duraku” në Tiranë, procedohen penalisht 7 protestues për prishje të rendit

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë qëndrimit të saj zyrtar në Tiranë, ka vizituar dje shkollën “Emin Duraku”. 

 

Ky institucion arsimor është rindërtuar plotësisht përmes programit europian “EU4Schools” pas dëmeve të rënda të shkaktuara nga tërmeti shkatërrues i vitit 2019.

 

Gjatë kësaj vizite, situata është shoqëruar me tensione në perimetrin e jashtëm të shkollës.

 

 Një grup protestuesish nga Lëvizja “Bashkë”, u shfaqën në ambientet përreth, duke shprehur pakënaqësi duke kërkuar të shpjegohet se si shkollat e rindërtuara me fondet e BE-së kushtojnë më pak se shkollat e rindërtuara nga qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiranës. 

 

Burime zyrtare nga Komisariati Nr. 2 në Tiranë bënë me dije se forcat e rendit kanë ndërhyrë duke ndaluar 7 persona nën akuzat për “prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “bllokim të akseve rrugore”. 

 

Pas kryerjes së verifikimeve të nevojshme procedurale në ambientet e policisë, të 7 të ndaluarit më pas janë lënë të lirë.

 

Njoftimi i Lëvizjes Bashkë 

Sërish dhunë e pajustifikuar policore 

Sot policia ka ushtruar dhunë dhe ka marrë forcërisht gjashtë aktivistë të Lëvizjes BASHKË: Anxhela Nasto, Bora Mema, Alfred Bushi, Emiljando Kita, Besart Maçi dhe Roelio Fasho. 

Aktivistët ishin afruar paqësisht që t'i tregonin me pankarta Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen se Shqipëria nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian me një kryeministër të korruptuar si Edi Rama.

Ne besojmë në vlerat themeluese të Bashkimit Evropian si demokracia, shteti i së drejtës dhe solidariteti social, të gjitha këto të shkelura me këmbë nga qeveria e korruptuar dhe autoritariste e Edi Ramës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy