“Benz”-i përplas pesë makina në Vlorë, shkaktohen vetëm dëme materiale

“Benz”-i përplas pesë makina në Vlorë, shkaktohen vetëm dëme materiale

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Vlorë, pranë kryqëzimit të shkollës “Ali Demi”, në rrugën që lidh këtë zonë me Bulevardin “Ismail Qemali”.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz”, i drejtuar nga një i ri, ka përplasur pesë automjete të tjera njëra pas tjetrës, duke shkaktuar një aksident zinxhir.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme të shumta materiale në mjetet e përfshira.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy