Vrau 7-vjeçaren në Angli, Eltiona Skana i shpëton burgut

Vrau 7-vjeçaren në Angli, Eltiona Skana i shpëton burgut

Eltiona Skana, shqiptarja e akuzuar se i preu fytin me thikë një vajze vetëm 7 vjeçe në një park në Angli, i ka shpëtuar burgut. Gjykata në Manchester të Anglisë, ka urdhëruar mbylljen e 30-vjeçares në një spital psikiatrie të sigurisë së lartë. Gjykatësi vendosi që Eltiona Skama do të qëndrojë në spital për aq kohë sa do të jetë e nevojshme e pas vlerësimit të mjekëve do të kryejë dënimin prej 8 vitesh. E gjitha kjo do të varet në gjendjen e saj shëndetësore.

Eltiona Skana, 30 vjeçe, të gjithë procesin gjyqësor që zgjati një javë e zhvilloi përmes një video-konferencë nga spitali i sigurisë së lartë Rampton. Ndërkohë, babai i viktimës, vajzës 7-vjeçare Mark Jones ishte i pranishëm në gjykatë bashkë me familjen për të dëgjuar vendimin e gjykatësit për këtë vrasje e cila ka gjetur jehonë në mediat angleze.

Avokati mbrojtës i shqiptares Eltiona Skana i tha gjykatës se pala mbrojtëse është e mendimit se dënimi me burg nuk do të ishte i duhuri kjo bazuar në udhëzimet ligjore për çështjet të ngjashme. Sipas avokatit Csoka gjykata duhet të caktojë vetëm kohën sa ajo duhet të qëndrojë e mbyllur në spital e jo në burg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy