Një sulm me gurë dhe bomba molotov është regjistruar pasditen e sotme ndaj godinës së Bashkisë Shkodër.
Një grup të rinjsh të maskuar kanë goditur fillimisht me gurë institucionin, ndërsa më pas kanë hedhur edhe një bombë molotov, e cila ka shpërthyer pranë derës së godinës.
Pamjet e sulmit janë publikuar në rrjetet sociale nga Fatjon Mani, kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, dega Shkodër.



