Një operacion i policisë së Vaut të Dejës i koduar “Pistulli” ka zbuluar armë, kapsolla dhe lëndë narkotike, duke vënë në pranga një person.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një person që qarkullonte me armë zjarri me vete, u bë arrestimi në flagrancë i Ardjan Gjergji, 49 vjeç, banues në fshatin Pistull, Vau i Dejës.
Uniformat blu gjatë kontrollit në mjetin tip “Volkswagen”, që drejtohej nga 49-vjeçari, kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, me një krehër me fishekë, si dhe një sasi lëndë narkotike kanabis sativa.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e Gjergjit, shërbimet e policisë gjetën një armë zjarri automatik, me një krehër me fishekë, 4 krehra, rreth 200 fishekë të llojeve të ndryshme, 26 kapsolla detonatore, 6 detonatorë elektrik, 1 kallëp si ajo e lëndës eksplozive, dy fitil zjarrpërcjellës dhe një dorezë ebaniti, të cilat u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



