Një 52-vjeçar me iniciale F. J. ka plagosur me thikë dy persona në Sarandë pas një konflikti për motive të dobëta.
Bëhet me dije se kanë mbetur të plagosur E. S., 54 vjeç dhe S. Ll., 62 vjeç të cilët aktualisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Autori është larguar nga vendi i ngjarjes.
Njoftimi i policisë: Sot, rreth orës 14:00, në lagjen nr.2, Sarandë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. J., 52 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. S., 54 vjeç dhe S. Ll., 62 vjeç, të dy banues në Sarandë. Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, me qëllim kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



