Një ngjarje e rëndë me protagonist dy adoleshentë është parandaluar nga policia e Divjakës. Dy të rinj 17-vjeçarë janë përfshirë në një konflikt që e ka pasur zanafillën në rrjetin social “Facebook”.
Policia e Divjakës ka arrestuar të riun me inicialet E. P, banues në fshatin Karavasta e Re.
Sipas policisë 17-vjeçari ka tentuar të vrasë me thikë bashkëmoshatarin A.B. Ka qenë një sherr në "Facebook" mes dy të rinjve, i cili ka përfunduar në përleshje.
I plagosuri ka marrë tre goditje me thikë, në shpatull. Ai është jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Lushnjës.
Mbi 17-veçarin E. P rëndon akuza vrasje e mbetur në tentativë.



