Një fëmijë 10-vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor. Ngjarja ndodhi në rrugën e fshatit Prush, ku 10-vjeçari me inicialet K.F. është përplasur nga një makinë, ndërsa ecte me biçikletë.
Fëmija u dërgua menjëherë në spital, ku ndërroi jetë disa orë më vonë. Nga aksidenti është plagosur edhe vetë drejtuesi i mjetit, Ilir J., 42 vjeç, për të cilin është prerë edhe flerë arresti.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.



