Një aksident i dyfishtë mes një autoveture dhe një autobusi ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30 në aksin e rrugës kombëtare Elbasan–Peqin në vendin e quajtur Vidhas.
Si pasojë e përplasjes, makina është dëmtuar pjesërisht, ndërsa autobusi ka dalë jashtë rruge.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca për të transportuar për trajtim mjekësor të dëmtuarit.
Paraprakisht raportohet për një person të lënduar, por ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



