66-vjeçari plagos me thikë kamerierin në Lushnjë

66-vjeçari plagos me thikë kamerierin në Lushnjë

Një 22 vjeçar është plagosur me thikë nga një 66 vjeçar pas një konflikti të çastit në një fastfood në Lushnjë.

Policia njofton se i moshuari pas ngjarjes është arrestuar ndërsa i riu po merr mjekim në spitalin e Lushnjës.

Njoftimi Lushnjë

Goditi me thikë 22-vjeçarin, gjatë një konflikti të çastit, vihet në pranga autori.   

Rreth orës 12:40, në ambientet e një fast food-i, në lagjen "Xhevdet Nepravishta", dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. C., 66 vjeç, në gjendje të dehur, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin L. M., 22 vjeç, kamarier në këtë fast food. 

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar shtetasin A. C., në Komisariat.

Shtetasi L. M. po merr mjekim në spitalin e Lushnjës.    

Po kryhen veprimet nga grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy